Skip to content
Showbiz

Shuhet këngëtari dhe kompozitori me famë botërore

· 1 min lexim

Një nga figurat më enigmatike dhe me ndikim në historinë e rockut, Scott Walker, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Ai mori famë që në adoleshencë, si pjesë e “The Walker Brothers”, por më pas kaloi si solist.

Lajmi për vdekjen e Scott u konfirmua nga shtëpia e tij diskografike 4AD.

“Për gjysmë shekulli ai ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve”-thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë nuk ka ende detaje mbi shkakun e vdekjes.