Shtyrja e seancës, Bardhi: E keni kthyer Kuvendin në dyqan personal

Në seancën e sotme të Kuvendit, Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër drejtuesit e seancës dhe mënyrën se si është trajtuar axhenda e Kuvendit. Ai ka deklaruar se Kuvendi po trajtohet si dyqan personal dhe ka kërkuar sqarime për ndryshimin e ditës së seancës.
“Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një akt i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit,” tha Bardhi. Ai gjithashtu theksoi se kërkesa për interpelancë urgjente duhet të përfshihet si pika e parë e rendit të ditës nëse është nënshkruar nga 7 deputetë.
Bardhi ka akuzuar drejtuesit e Kuvendit për banalitet në menaxhimin e seancave dhe ka thënë se Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cënim të nderit dhe dinjitetit të Kryeministrit Edi Rama. “Nëse kishte nder, të mos jepte tendera për familjarët, por të mirëmenaxhonte paratë publike. Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë!” shtoi ai.
Në përgjigje të këtyre akuzave, Kryetarja e Kuvendit, Felaj, tha se kërkesa për interpelancë është sjellë shumë vonë dhe se ajo nuk është e detyruar të japë llogari. Për shtyrjen e seancës, ajo theksoi se deputetët janë njohur me vendimin e kryetares së Kuvendit.
Lexo më tej
Helmimi i fëmijëve në Vlorë, analizat zbulojnë ujë të ndotur me fekale në kopsht
Një ditë pas helmimit të dyshuar të fëmijëve të Kopshtit nr. 10 në Vlorë, analizat e ujit kanë…
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…