Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-kryeprokurorit, hetime shtesë për Adriatik Llallën

· 1 min lexim

Është shtyrë sërish seanca për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili është akuzuar për mosdeklarim të të ardhurave.

Bëhet me dije se në  seancën e sotme, Llalla pritej të njihej me akuzat që rëndojnë ndaj tij, por shtyrja ka ardhur pasi prokuroria ka dërguar hetime shtesë.

Avokati mbrojtës i ish-kryeprokurorit, Klodian Braho, në këto rrethana, ka kërkuar të njihet me akuzat e reja dhe hetimet e bëra, duke kërkuar edhe shtyrjen e seancës.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit dhe kësisoj u vendos që seanca e radhës ka kërkuar të njihet me akuzat e reja dhe hetimet e bëra, duke kërkuar edhe shtyrjen e seancës.

Kujtojmë se Llalla akuzohet për mosdeklarim të të ardhurave në kufi. Për këtë shkelje ai rrezikon nga dënimi me gjobë deri në tre vite burg./GazetaReforma.com/