Skip to content
Politikë

Shtyhet seanca për Veliajn pas kërkesës së avokatit

· 1 min lexim

Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO është ndërprerë pasi avokati kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Seanca është shtyrë për në orën 13:30. Ajo duhej të fillonte në orën 08:30, por pati një vonesë prej 30 minutash për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në GJKKO.

Në të njëjtën seancë janë të pranishëm edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash, dhe pesë të tjerë që janë nën masën e detyrimit për paraqitje, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga SPAK dhe BKH në Bashkinë e Tiranës.

Për të janë lëshuar 5 masa sigurie nga Gjykata e Posaçme.

Për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.