Skip to content
Kryesore

Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, arsyeja

· 1 min lexim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkaktuar dështimin e seancës gjyqësore të së enjtes lidhur me dosjen “Sterilizimi” në Gjykatën e Posaçme.

Beqaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe, përmes një deklarate, ka njoftuar gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore, duke kërkuar që gjyqi të shtyhej deri në praninë e tij.

Po ashtu, në seancën e dështuar nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, Ilir Yzeiraj, dhe mbrojtësi i të pandehurit tjetër, Ilir Rrapaj.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 17 prill, në orën 12:00.