Skip to content
Kryesore

Shtyhet Seanca për Dosjen e ‘Sterilizimit’

· 1 min lexim

Seanca për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për më 23 janar pas një debati mes gjykatës dhe mbrojtjes së ish-ministrit Ilir Beqaj.

Mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, duke argumentuar se ajo nuk ka bërë të disponueshëm vendimin e arsyetuar për ndryshimin e akuzës dhe nuk ka shpjeguar faktet e vjedhjes apo të përfshirjes në një grup të strukturuar kriminal.

Gjyqtarja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar të ofrojë këto informacione në këtë fazë të procesit.

Pas shqyrtimit të kërkesës për përjashtim, seanca u shty për t’u shqyrtuar nga një gjyqtar tjetër.

Dosja e sterilizimit është ende në fazën paraprake, ndërkohë që akuza ndaj Beqajt është ndryshuar nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”.