Skip to content
Politikë

Shtyhet seanca/ Jo vetëm Berishën, GJKKO zvarrit edhe Jamarbër Malltezin

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka vazhduar që të zvarrisë  procesin gjyqësor për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cli akuzohet për korrupsion në dosjen e Partizanit.

Mësohet se sot është shtyrë sërish seanca për revokimin e masës së sigurisë për Malltezin, në të njëjtën ditë u shty edhe seanca për Sali Berishën.

Seanca e radhës ndaj Malltezit është njoftuar që do të mbahet më 8 mars.