Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj grupit “Habilaj”, jepet masa e sigurisë për anëtarët e tjerë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shqipëri është shtyrë për të katërtën herë në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi gjyqësor për grupin “Habilaj”.

Edhe këtë herë shkak është bërë mosekzekutimi i letërporosive nga Italia për anëtarët e këtij grupi, Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Fatmir Mina dhe Meridian Sulaj.

I vetmi i pandehur që është paraqitur në seancë ishte Armando Koçerri.

Kujtojmë këtu se gjykata  Katanias ka dhënë në datën 19 qershor 15.5 vitë burg për Moisi Habilajn. Ky i fundit akuzohet se qëndronte në krye të bandës së drogës në të cilën importoheshin edhe armë përveç lëndës narkotike.

Për të pandehurin Nazer Seitin, kjo gjykatë i ka dhënë një dënim prej 7.5 vitesh, pasi ai u arrestua në Shqipëri por u ekstradua në Itali për shkak të drejtësisë së këtij shteti.

Gjykata e Katanias, ka dënuar këto anëtarë të grupit Habilaj:

Moisi Habilaj, 15 vite e 5 muaj e 10 ditë
Meridian Sula, 8 vite e e 4 muaj
Nezar Seiti 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë
Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj burgim
Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj burgim
Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj
Xhanluka Pasavanti 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë
Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4700 euro gjobë.

Moisi Habilaj është arrestuar në tetor të vitit 2017, falë operacionit të koduar “Trëndafili i erës” në Itali.

Prokuroria Shqiptare pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Sipas akuzës së bërë, lëvizjet e skafit në portin e Sarandës dhe Vlorës nuk janë regjistruar në sistemin TIMS.

Për dosjen Habilaj që po hetohet në Shqipëri vijojnë të jenë në kërkim edhe 3 ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës: Jeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

Shpërndaje
Share.

Komento