Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet me tre javë ngritja e SPAK, e pamundur të kontrollohen kandidatët

· 1 min lexim

Ditën e sotme është vendosur shtyrja me 3 javë për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit

Komisioni i Posaçëm i KLP i ngarkuar me vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidateve për SPAK kërkoi miratimin e projekt-vendimit pёr njё ndryshim në formën e një amendamenti nё rregulloren “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”

KLP për marrjen e këtij vendimi ka votuar me 10 vota pro dhe 1 kundër nga Nuhri Seiti.

Afati ishte 45 ditë, por duket se është e pamundur që të kontrollohen 23 kandidatët në kohën e përcaktuar.

SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.