Skip to content
Kryesore

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, arsyeja

· 1 min lexim

Seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është shtyrë. Sot ishte planifikuar të mbahej procesi ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i cili do të pyetej lidhur me ngjarjen tragjike, por i akuzuari nuk u paraqit në gjykatë.

Seanca e rradhës është shtyrë për në datën 3 korrik, kur pritet të njoftohet përsëri i dyshuari.

Procesi po zhvillohet me dyer të mbyllura, në përputhje me Kodin Penal për të miturit, i cili ndalon publikimin e të dhënave, pasi si i akuzuari ashtu edhe viktima dhe personi tjetër i plagosur janë të mitur.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor, kur pas një konflikti mes dy të miturve, Mario Përlleshaj qëlloi me thikë Martin Canin, duke i shkaktuar plagë të rënda në bark.

Në këtë incident, u plagos edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja, ndërsa autori mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital.