Skip to content
Kryesore

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë shqyrtimin gjyqësor për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Seanca, e parashikuar për sot, nuk u zhvillua për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurve, Adrian Bulku, i cili kishte paraqitur një kërkesë për shtyrje me arsyetimin se nuk mund të ishte i pranishëm dhe dëshironte të merrte pjesë personalisht në proces.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupa gjykuese vendosi që seanca të zhvendoset më 1 korrik, në orën 10:30.

Çështja ndodhet në fazën e apelimit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Dakon me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre, për dy raste të ndara.

Në të njëjtin vendim, u shpallën fajtorë edhe tre persona të tjerë: ish-topografi Fatmir Ejupi, ndërtuesi Fiqiri Farruku dhe vetë Adrian Bulku, të cilët u dënuan për falsifikim dokumentesh.