Skip to content
Kryesore

Shtyhen zgjedhjet e Atletikës

· 1 min lexim

Federata Shqiptare e Atletikës ka vendosur të shtyjë zgjedhjet për organet drejtuese, përfshirë presidentin, komitetin ekzekutiv dhe sekretarin, që ishin parashikuar për nesër, më 4 dhjetor.

Ky vendim ka ardhur pas diskutimeve dhe konsultimeve me Ministrinë e Sportit dhe pas një ngërçi ligjor lidhur me ndryshimet e statutit.

Ndryshimet e fundit të ligjit për sportin kërkojnë që klubet të shndërrohen në shoqata, gjë që ka përjashtuar kandidaturat e Taulant Stërmasit dhe Luiza Gegës nga asambleja zgjedhore, pasi ata ishin propozuar nga klube që nuk ishin më pjesë e këtij procesi.

Për të zgjidhur këtë situatë, është vendosur që të përditësohet statuti i Federatës dhe të konsultohet me Ministrinë e Sportit për miratim.

Pas miratimit dhe regjistrimit të statutit, do të përcaktohet një datë e re për zgjedhjet, ku kandidatët e mundshëm janë Izmir Smajlaj dhe, nëse arrin të sigurojë një shoqatë, Taulant Stërmasi.