Skip to content
Aktualitet

Shtohet numri i të shëruarve në Shqipëri, shërohen nga Covid dhe 130 qytetarë

· 1 min lexim

Një lajm i mirë dhe që sjell shpresë vjen ndërkohë që situata me Covid-19 është ende në nivele shqetësuese.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 130 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm” ka shkruar ministrja Manastirliu.

Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë dhe deri më tani, 5976 qytetarë kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin.