Skip to content
Aktualitet

Shtohet numri i të infektuarve në burgun e Drenovës, 10 të burgosur me Covid

· 1 min lexim

Numri i të infektuarve me Covid-19 në burgun e Drenovës është rritur, duke bërë që autoritetet e institucionit të vuajtjes së dënimit të alarmohen.

Dy ditë më parë prej 27 tamponëve, rezultuan pozitivë në këtë burg 8 të burgosur.

Ndërkohë që ditën e sotme, pasi u është bërë tamponi, kanë rezultuar pozitivë edhe dy të burgosur të tjerë.

Rreziku më i madh nga Covid-19, tashmë është nëpër institucionet e mbyllura, siç janë burgjet, pasi rrezikohet të kthehen në një vatër ku mund të përfshihen të gjithë pjesëtarët e institucionit.