Skip to content
Sociale

Shtimi i rasteve aktive, Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës

· 2 min lexim

Shtimi i rasteve aktive, Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, qendrat e hapura edhe gjatë fundjavës

Duke marrë shkas nga rritja e rasteve aktive me covid-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e saj social në facebook, ku ka kërkuar nga qytetarët përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19 si dhe duke respektuar masat anti-COVID.

Duke ftuar qytetarët për të shfrytëzuar ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv, Manastirliu shkruan se mund të vaksinohen edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Shtimi i rasteve të regjistruara në Covid-19 ka shkaktuar mjaft shqetësime në vend sidomos dhe me rrezikun e përhapjes së variantit të ri të të infektimit siç është dhe virusi ‘Delta’.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu:

🔴 Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u 💉vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

Ruaj distancën
Laj duart

Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv👉
🧪Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

#VaksinohuSot🌼
#MbroShëndetin🙏
#VaksinatShpëtojnëJetë💉