Shtëpia e Bardhë rikonfirmon Kostelancik në krye të ambasadës amerikane në Shqipëri

David Kostelancik është propozuar sërish si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Kujtojmë se ky riporpozim vjen pas mosmiratimit që Senati i bëri një javë më parë për shkak të tejkalimit të afateve zyrtare.
Emri i David Kostelancik i është dërguar sërish Senatit amerikan për miratim.
“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër Këshilltar, nominohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.