Skip to content
Rajoni

Shqiptarja vdes në burgun grek, të dënuarat revoltohen dhe djegin dyshekët: “Kishte koronavirus”

· 1 min lexim

Gratë e burgut ‘Eleonas’ në Thiva të Greqisë janë ngritur në protestë ditën e sotme, sepse një shqiptare e burgosur në këtë burg ka ndërruar jetë.

Të burgosurat e tjera shprehet se shqiptarja ka vdekur për shkak të COVID-19 dhe kështu kanë djegur dyshekët në formë proteste dhe kanë kërkuar marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të tyre shkruan media greke ‘Ekathimerini.com’ .

Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria greke e Mbrojtjes, 42-vjeçarja e ndjerë ishte transportuar mëngjesin e sotëm në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar, por më pas ka ndërruar jetë.

Mirëpo, të burgosurat e tjera tregojnë se kanë frikë për shëndetin e tyre, pasi thonë se shqiptarja kishte shfaqur simptoma ditët e fundit.

Sakaq, autopsia nuk ka dalë ende, por paraprakisht mjeku i burgut ka thënë se nuk bëhet fjalë për koronavirus.

Edhe Greqia, ashtu si vendet e tjera po përballet me një situatë të vështirë pas goditjes nga koronavirusi dhe deri tani numëron 86 viktima dhe 1,955 të infektuar.