Skip to content
Të Gjitha

Shqiptari u gjet i murosur në Itali, kapen autorët e vrasjes

· 1 min lexim

Astrit Lamaj, 47-vjeçari shqiptar me vendbanim në Genova, trupi i të cilit u zbulua më 15 janar në një pus prapa murit të një vile në rinovim në Senago është vrarë për hakmarrje për një histori dashurie të përfunduar e një vjedhje.

Zhdukja e 47-vjeçarit ishte raportuar në janar 2013 në qytetin e Lanternit, ndërsa trupi ishte gjetur në një ndërtesë brenda “Villa degli occhi” në Senago.

Kockat  e tij u zbuluan gjatë punimeve në strukturën e mrekullueshme të shekullit të tetëmbëdhjetë.

Të premten në mëngjes, karabinierët e Milanos, Caltanissettas, Ennas dhe Genovas kanë ekzekutuar një urdhër ndalimi të lëshuar nga prokuroria e Monzës, kundër katër personave të akuzuar për vrasje dhe fshehje të kufomës. Të katërt, të gjithë italianë akuzohen si nxitësit dhe ekzekutorë të vrasjes.

Sipas informacioneve, një grua u ndalua në aeroportin e Genovas. Ata akuzohen se kanë vrarë dhe më pas murosur shqiptarin Astrit Lamaj. E me sa duket urdhëruesja ishte ish-partnerja 64-vjeçare e viktimës.

Gruaja, sipas mediave italiane, një tregtare argjendarie është hakmarrë pasi Astriti e kishte lënë. Ndërkohë që ai i kishte marrë edhe disa sende me vlerë.