Skip to content
Kronikë

Shqiptari humb jetën teksa po punonte në kantinë, pronari italian: E kisha si djalë

· 2 min lexim

Ditën e djeshme, shqiptari Dritan Meçaj, që jetonte dhe punonte në Itali ka humbur tragjikisht jetën gjatë orarit të punës.

Ndërkohë që mediat vendase bëjnë me dije se 43-vjeçari i identifikuar si Dritan Meçaj, humbi jetën në fermën Corvezzo Veraria e via Palù në Cessalto si pasojë e asfiksisë në një cisterinë. 43-vjeçari u asfiksua si pasjë e një aksidenti në punë, ku për shkak të një problemi teknik, tymi brenda rezervuarit të magazinës së verës ishte i pa përballushëm.

Mes lotësh, pronari i Corvezzo, Renzo Corvezzo, ish-president i futbollit në Treviso, tha se shqiptarin e kishte si djalin e tij.

Po ashtu pronari shton se kishte vlerësimet maksimale për Dritanin, duke e konsideruar si punëtor dhe një familjar shembullor.

“Ai ishte si një djalë për mua, ai kishte punuar për ne për shumë vite. Një punëtor i shkëlqyer dhe një familjar shembullor. Do të na mungojë”– është shprehur ai sipas mediave italiane.  Në vendngjarje kanë qenë edhe karabinierët e stacionit të Cessaltos, të cilët së bashku me inspektorët e Spisalit kanë mbledhur dëshmitë e kolegëve të viktimës.   Ndërkohë që Dritan Meçaj ka humbur tragjikisht jetën teksa po punonte, ai ka lënë pas gruan e tij shqiptare, si dhe një djalë 11-vjeçar .  Shqiptari punonte në ferme prej 20 vitesh.