“Shqiptarët nuk e kanë luksin ta shohin vetëm si festë 28 nëntorin”, Vetëvendosja përgatit marshimin për festën e Pavarësisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar një marshim kombëtar me rastin e festës së pavarësisë.

Në një njoftim në Facebook, thuhet se shqiptarët nuk e kanë luksin ta shohin 28 nentorin vetëm si festë.

Sipas LVV, ky është një projekt që nuk është zbatuar si kanë dashur të parët tanë.

Një tjetër temë që preket në njoftim është edhe largimi i shqiptarëve nga vendi.

LVV shprehet, se duhet një përpjekje e përbashkët e të dy shteteve, për të luftuar fenomenet negative.

Shpërndaje
Share.

Komento