- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Shqiptarët janë kthyer në popull gomonesh, kta do shijojnë jahtet”/ Berisha thirrje...

“Shqiptarët janë kthyer në popull gomonesh, kta do shijojnë jahtet”/ Berisha thirrje deputetëve të hedhin poshtë marrëveshjen për portin

- Reklamë -spot_img

Ka nisur seanca e sotme parlamentare ku fjalën e mori i pari kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai foli në lidhje me projektin për Portin e Durrësit të cilin e quajti një mega aferë

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, deputetë dhe deputete, zonja kryetare, sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët, portin e Durrësit. Me këtë megaaferë kërkohet t’u shkurtohet fjala deputetëve. Një arab kërkon të zbatojë planin. Se cca ka Alabari dhe Rama pjesë në këtë plan, s’do e marrim vesh. Ky klan ju përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë tokë në pjesën më të kushtueshme të Durrësit. Ju zhduk shqiptarëve portin mijëravjeçar. Ka qenë portë hyrëse mes Ballkanit dhe BE. Ka qenë nyja kryesore e lidhjes me Kostandinopojën. Porti që merr rrugën Egnatia, lidhje me Kostandinopojën. Sot ky port asgjësohet me gjithë qindra, qindra mln euro investime në këtë port. Kapaciteti i tij është 8 mln ton mall në përpunim. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçar është përcaktuar si më i përshtatshmi.”, tha Berisha.

Ai theksoi se nëse kanë dinjitet duhet t’i thonë jo këtij projekti që e cilëson aferë.

“Është kuleta më e madhe e Bit Coin në Europë. E dini se me sa urgjencë erdhi këtu ligji i Bit Coin. Deri tani janë vjedhur nga Shqipëria 2,2 mld euro evropianeve. Apartamente dhe 900 njësi akomodimi hoteliere, do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe të Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet përkarshi, kurse shqiptarët popull gomonesh dhe do largohen në Europë. E dini se sa kushton porti i ri ekuivalent me portin e Durrësit, kushton 2 mld euro. Ato do dalin nga shqiptarët e varfër. Thërritini arsyes dhe hidheni poshtë këtë marrëveshje, nëse keni dinjitet.”, tha Berisha.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj