Skip to content
Rajoni

Shqiptarët e shpërndajnë trendin edhe në Greqi, kapet shtëpia e barit  (Detaje)

· 2 min lexim

Ditën e sotme kanë rënë në prangate  policisë së shtetit fqinj Greqi 3  persona. Mësohet se pjesë e tyre është edhe një shtetas shqiptar i cili së bashku me dy eprsonat e tjerë po kultivonin kanabis në një shtëpi të ashtuquajtur si ferma kanabisi. Këto lloje fermash janë shumë të dëghuara për shtete si Britania e Madhe apo Spanja ku shumë shqiptarë janë arrestuar, por këtij trendi të kultivimit të kanabisit nga shqiptarët nuk i paskan shpëtuar shtete të tjera europiane si Greqia. Së fundmi policia greke ka vendosur në pranga tre persona midis tyre edhe një shtetas shqiptar për kultivim kanabisi në qytetin e Larisa. Në pranga policia ka vendosur një 62-vjeçar së bashku me djalin e tij 24 vjeç dhe një shtetas shqiptar 53 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim një 29-vjeçar nga Larisa. Policia ka konfiskuar rreth 12 kilogramë kanabis, ndërsa ka konfiskuar edhe përbërësit e kultivimit hidroponik që autorët kishin vendosur në bodrumin e një shtëpie në fshatin Sotiricë. Kujtojmë se disa kohë më parë 3 shqiptarë mbetën të vrarë si pasojë e konflikteve për drogën në kryeqytetin grek të Athinës. Ata u përleshën me  me armë zjarri me njëri tjetrin dhe me policinë e Athinës, e për pasojë mbetën të vrarë 3 shqiptarët. Gjithashtu u plagosën edhe disa policë grekë.