Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë Ilirit nga floriri te karriget”, Bora Muzhaqi i përgjigjet Metës

17:48 25/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ashtu sikurse çdo vit, Ilir Meta ka mbledhur për të disatin vit radhazi një grup të rinjsh në Jalë.

Ndërkohë ministrja për Fëmijët, Bora Muzhaqi i është përgjigjur kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas akuzave të këtij të fundit në kampingun veror të Jalës.  Në një shënim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ministrja bën një paralelizëm. Sipas Muzhaqit njëra kokë e shqiponjës lartëson emrin e kombit dhe tjera shfryn vrerë, siç thotë ajo.

Duke u ndalur te kampionia shqiptare e Europës, ministrja shprehet se “Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund”.

“Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë”, shkruan Muzhaqi.

Reagimi i plotë:

Shqiponja me dy krerë

Një nga kokat ngre Shqipërinë lart në Evropë, në Botë, e lartëson emrin e kombit tonë, pavarësisht gjithë atyre që ndër vite kanë lexuar baltën e hedhur mbi ne. Tjetra kokë, shfryn vrer çdo ditë, mbi këdo që do apo nuk do të dëgjojë.

Kemi sportiste kampione si Luiza që shërbejnë si frymëzim për rininë dhe janë shembull i gjallë që tregojnë se Shqipëria mund të jetë vendi i ëndrrave të realizuara me punë e sakrificë.

Por, kemi edhe mbetje të pafytyra të një politike të dalë boje që i kanë lëshuar ato pak pëllumba që iu kishin mbetur, e pretendojnë se flasin me rininë.

Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund. Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë.

Rinia shqiptare është shumë përtej asaj fryme të shëmtuar që përpiqen të na e servirin si të mirëqenë në ato palo mitingje ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i kanë kaluar të 30-tat bashkë me Ilirin, por mbase i paragjykoj më kot, në fund të fundit njeriu është aq i ri sa ndihet.

E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Por fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens.

U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti.  .Edukata mësohet po dhe çmësohet! Kur mësuesit janë personalitete publike, viktimat janë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që fatkeqësisht bien në kontakt me ta! Keqardhje për të rinjtë e sfondit të këtij çmësuesi kaq të dalluar për çmësimin e edukatës.

Të tjera

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm
Aktualitet

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku papunësia godet më fort individët me arsim të ulët, Shqipëria përbën...

17:05 25/08/2025
Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi
Aktualitet

Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

Tragjedia e rëndë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”, ka marrë përmasa të tmerrshme. Mbrëmjen e...

12:58 25/08/2025
Para
Arti shqiptar në zi! Shuhet në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i njohur

Arti shqiptar në zi! Shuhet në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

17:05 25/08/2025
Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

12:58 25/08/2025
Skandal në Himarë: Shpella e Odiseut betonizohet dhe shndërrohet në lavazh

Skandal në Himarë: Shpella e Odiseut betonizohet dhe shndërrohet në lavazh

12:14 25/08/2025
Horoskopi sot, 13 maj 2023

Horoskopi: 25 gusht 2025

09:56 25/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.