Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

08:26 15/06/2025
Reading Time: 4 min lexim

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane u rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Popullsia ra në 11 qarqet e vendit, përveç Tiranës. Shkodra pësoi tkurrjen më të madhe.

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorëve përpara vitit 2035. Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, përllogarisin institucionet ndërkombëtare.

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorë përpara vitit 2035.

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023.

Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.

Në vitin 2024, migracioni neto negativ u dyfishua krahasuar me një vit më parë me – 28,8 mijë persona nga -13,761 persona në vitin 2023.

Ky ritëm i largimit ka ndikuar jo vetëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë, por edhe në strukturën e saj demografike, pasi largohen më së shumti të rinjtë dhe familjet e reja.

Paralelisht me emigracionin, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë me lindshmëri shumë të ulët në 1.3 lindje për grua.

Kjo reflektohet në ulje të lehtë të raportit të varësisë së të rinjve, nga 23.9% në 2024, në 23.8% në 2025 dhe plakje e përshpejtuar e popullsisë, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje ndërmjet 2023 dhe 2025. Shqipëria ka tani një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.

Mosha mediane e BE në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri 44.3 vjeç, sipas të dhënave të fundit.

Pasojat kanë nisur të ndihen. Vendi ka më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës, ka më shumë të moshuar që dalin në pension.

Shkollat në zona të tëra rrezikojnë mbylljen për mungesë nxënësish dhe administrata dhe tregu i punës vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Demografët dhe ekspertët e ekonomisë mendojnë se pa ndërhyrje të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të mbahet në funksion ekonomia, pensionet dhe kujdesi shëndetësor.

Për ekspertin Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh merret me zhvillimet demografike të vendit, duhen politika urgjente që të frenojnë emigracionin dhe të tjera që nxisin natalitetin në vend.

Lindjet nën kufirin 2,1 për grua bëjnë që çdo brez i ri të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, duke e vënë vendin përballë sfidës së ekzistencës në këtë shekull.

Përqendrimi i emigracionit në moshat e reja ul drejtpërdrejt produktivitetin potencial sepse po largohet kapitali njerëzor me arsim dhe gjuhë të huaja, ndërsa rrit barrën e pensioneve për rezidentët që mbeten.

Jetëgjatësia më e lartë 80,9 vjeç për gratë dhe 75,3 vjeç për burrat ushtron më shumë presion mbi shpenzimet për pensione e shëndetësi, teksa vendi ynë edhe tani ka shpenzime publike për banorë sa 34% të mesatares së BE-së.

Nga ana tjetër, ritmi mesatar i rritjes ekonomike 2015 – 2024 është rreth 3.5% në vit, nuk është i mjaftueshëm për të ngushtuar hendekun me BE-në.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësi fasoneri, ndërtim dhe turizëm sezonal. Financat publike dhe tregu i punës tashmë janë nën presion.

Për çdo vit varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë për qind në vit dhe skema e pensioneve kërkon financime shtesë sa 0,2% të PBB-së në vit.

Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, – përllogarisin institucione të tilla si FMN-ja.

Për të zbutur efektet e plakjes, vendi ynë duhet të investojë te popullsia e mbetur sidomos në dixhitalizim, automatizim në agropërpunim, grante në kërkim dhe zhvillim dhe të krijojë një ambient të favorshëm për kthimin e diasporës.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në treguesit aktualë demografikë deficiti i ISSH-së dyfishohet brenda dekadës.

Nëse nuk ndërhyhet tani për të rritur bazën tatimore, për të tërhequr kapital njerëzor dhe për të modernizuar sektorët kyç, hendeku midis moshës në rritje dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet, duke i ekspozuar financat publike dhe rritjen afatgjatë ndaj rrezikut sistemik.

Shqipëria hyn në 2025 me një popullsi më të plakur, varësi më të lartë ekonomike dhe ende në humbje migratore. Këto zhvillime po ushtrojnë presion në tregun e punës, financave publike dhe modelit të rritjes ekonomike.

Emigrimi i përqendruar në moshat e reja po redukton popullsinë e re në moshë dhe rrit peshën relative të të moshuarve.

Sipas projeksioneve, Shqipëria do të arrijë një moshë mediane mbi 47 vjeç brenda dekadës, nëse nuk ndryshon trajektorja e lindjeve dhe e migracionit.

Rritja e varësisë së përgjithshme nënkupton se për çdo 100 persona në moshë pune, tani ka 57 persona fëmijë apo pensionistë.

Kjo thellon presionin mbi skemat e pensioneve dhe shpenzimet e shëndetësisë dhe përkeqëson raportin kontribut-përfitim./MONITOR

Etiketa: popullsiaShqiperia

Të lidhura

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?
Aktualitet

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga...

19:41 15/06/2025
E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit
Aktualitet

E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në zonën e Shkopetit, pranë Milotit, ku një 22-vjeçar ka humbur...

19:17 15/06/2025
Para
Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një i plagosur

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

19:41 15/06/2025
E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

19:17 15/06/2025
Kush janë 7 personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së ‘Air India’, ja përse nuk hipën në avionin

Kush janë 7 personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së ‘Air India’, ja përse nuk hipën në avionin

18:52 15/06/2025
Izraeli godet aeroportin në verilindje të Iranit

Izraeli godet aeroportin në verilindje të Iranit

18:36 15/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.