Skip to content
Kryesore

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një i plagosur

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë fshatit Çiflig në qarkun e Korçës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Nga përplasja është lënduar një person, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e aksidentit.