Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

17:05 25/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku papunësia godet më fort individët me arsim të ulët, Shqipëria përbën një rast të veçantë. Një raport i përbashkët i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për tregun e punës në rajon tregon se në vendin tonë normat më të larta të papunësisë regjistrohen tek ata që kanë përfunduar arsimin e mesëm.

“Kur analizohen normat e papunësisë sipas nivelit arsimor, bëhet e qartë se individët me nivele më të ulëta arsimimi vazhdojnë të përballen me norma më të larta papunësie në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Shqipëria spikat si një përjashtim, pasi normat më të larta të papunësisë janë vërejtur te individët me arsim të mesëm” thuhet në dokument.

Raporti vëren se prirja e përgjithshme mbetet e njëjtë si në rajon, ashtu edhe në Bashkimin Europian: arsimi i lartë shoqërohet zakonisht me norma më të ulëta papunësie. Megjithatë, shifrat ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Diferenca e papunësisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është e vogël për individët me arsim të ulët, vetëm 2.5 pikë përqindje. Kjo diferencë rritet në 6.1 pikë përqindje për ata me arsim të mesëm dhe në 4.2 pikë përqindje për ata me arsim të lartë.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2023 të tre grupet arsimore panë ulje të papunësisë, ku rënia më e madhe ndodhi tek individët me arsim të mesëm, me 1 pikë përqindje më pak. Por tendencat ndryshojnë sipas vendeve: në Bosnje dhe Maqedoninë e Veriut përmirësimi më i madh u pa tek individët me arsim të ulët, në Serbi dhe Kosovë tek ata me arsim të mesëm, ndërsa në Shqipëri dhe Mal të Zi ulja më e ndjeshme u regjistrua tek individët me arsim të lartë.

Raporti nënvizon se ndryshimet e dukshme nga vendi në vend e bëjnë të vështirë nxjerrjen e përgjithësimeve për rajonin, megjithëse në BE në tërësi rënia më e madhe e papunësisë gjatë vitit të kaluar u regjistrua tek individët me arsim të ulët.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Horoskopi: 24 nëntor 2025

Horoskopi: 26 gusht 2025

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English