Shqipëria nën pushtetin e reshjeve, policia jep këshillat për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e dendura të shiut janë rikthyer sërish në territorin e Shqipërisë, që prej pasdites së djeshme.

Në disa zona të vendit ka pasur edhe përmbytje.

Policia Rrugore ndërkohë ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të bëjnë kujdes të veçantë dhe të respektojnë rregullat.

Në rast shiu të dendur, policia këshillon që të ndërpritet lëvizja, deri në qetësimin e motit.

Gjithashtu këmbësorët, duhet të bëjnë kujdes gjatë kalimit të rrugës, pasi për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore, nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë. Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimt dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën. Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në të gjitha akset dhe siguron drejtuesit e mjeteve se për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do të jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

#Kujdesmaksimalpërtëarrriturisigurtnëdestinacion

Shpërndaje
Share.

Komento