Skip to content
Aktualitet

Shqipëria në këmbë! Rama me “injorim”: Ky nuk është populli, pakicë e zhurmshme…

· 2 min lexim

Menjëherë pas rrities së çmimit të naftës dhe ushqimeve si dhe pas protestave të shumta që kanë shpërthyer në të gjithë qytetet e vendit, ka reaguar kryeministri, Edi Rama i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social “twitter”, ka hedhur fajin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha duke thënë se këto protesta ishin manipulime të bëra nga “hijet e së shkuarës”.

Me një injorim të plotë, Rama ka thënë se në protestë nuk ishte populli, por një pakicë e zhurmshme.

Kryeministri Edi Rama: Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!

Kujtojmë se ditën e sotme në mbyllje të takimit me furnizuesit e naftës, kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë nuk rrezikon të mbetet pa bukë por është kjo pjesë e shoqërisë që sot ka detyrimin të rezistojë.

Ai tha se situata mund të shkojë deri në 3 muaj, dhe se nuk dihet çfarë ndodh me çmimet në rast se ‘kriza’ zgjat më shumë.

Rama: O sot o kurrë! Nuk rrezikon të mbeteni pa bukë, por dikush nga ju ka sot detyrimin që për një,dy ose 3 muaj, se po zgjati është histori tjetër, duhet të ndajë mendjen që do rezistoni dhe nuk do fitoni.