Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria në izolim prej koronavirusit/ Media gjermane: Çfarë ndodhi këto tri ditë në vend me kurbën  

10:51 12/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Vendosja e “orës policore” nga autoritetet për të parandaluar shtimin e rasteve me infektime nga koronavirusi dhe boshatisja e Tiranës nga qytetarët ka ngjallur interesin edhe të mediave të huaja.

Shumë nga këto media kanë rendur dje në mbrëmje pas orës 22:00 rrugëve të Tiranës, për të pasqyruar realitetin e ri të vendit që u rifut për herë të dytë në izolim të pjesshëm, prej pandemisë.

Prestigjiozja gjermane “Deuste Welle” në një analizë të sajën sot, shkruan se Shqipëria u detyrua të hyjë në izolim të pjesshëm, për shkak të rritjes së lartë të numrit të infektimeve.

Sipas “DW”, për përballimin e pandemisë po forcohet edhe bashkëpunimi rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rrugë të boshatisura nga automjetet dhe këmbësorët, restorante, lokale, pube dhe bare të mbyllura. Shqipëria hyri në mbrëmjen e të mërkurës, (11.11) në izolim të pjesshëm nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit. Jo vetëm kaq: punonjësit e administratës publike sot (12.11) janë të detyruar të punojnë online në banesa dhe jo në zyra. Masat e sapo hyra në fuqi do të vazhdojnë për tre javë dhe do të rishikohen sipas ecurisë së pandemisë Covid-19.

Komiteti i Ekspertëve për këtë pandemi i sugjeroi këto masa qeverisë Rama në fillim të kësaj jave, nisur nga grafiku ditor në rritje i rasteve të reja të infektuara dhe ato të viktimave: këto raste vijojnë të mbeten mbi 500.

Vetëm në tri ditët e para të kësaj jave ato arritën në 1595 të infektuar dhe numri i viktimave në 31, afërsisht aq viktima sa pati në total Shqipëria në tre muajt e karantinës, nga marsi në maj të këtij viti. Pandemia COVID-19 ka prekur gjithsej 23.801 persona që nga fillimi i saj dhe ka shkaktuar 590 viktima, shifra këto të konsiderueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërinë.

Policia e Shtetit do të monitorojë zbatimin e masave kufizuese në të gjithë vendin përmes patrullave dhe do të ndëshkojë kundërvajtësit: gjobë 80 Euro për qytetarët që konstatohen që kanë dalë me automjetet e tyre në orët e ndalimqarkullimit, bllokim automjeti dhe dënim me burg deri në 6 muaj në rast se kundërvajtja përsëritet. Bizneset që thyejnë ndalim-qarkullimin do të ndëshkohen me masa që shkojnë nga mbyllja e aktivitetit deri në burgim.

Virusi Corona, bashkëpunimi rajonal i avancuar dhe Procesi i Berlinit

Pritshmëritë janë që masa të tilla të ndikojnë në mospërhapjen e infektimit me virusin vdekjeprurës. Në këtë përpjekje po gjen udhën e vet edhe bashkëpunimi dhe koordinimi mes 3 vendeve fqinje të rajonit.

Drejtuesit politikë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan në fillim të javës, (9.11) një Memorandum Bashkëpunimi për të mposhtur COVID-19.

“Duke filluar që tani, do punojmë për koordinimin e sigurisë së vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët tanë. Do të mbështetemi tek njëri tjetri dhe do të ndihmohemi në momente të caktuara, nëse ndodh mbingarkesë e sistemeve shëndetësore në vendet tona”,- tha kryministri Zaev.

Ai citohet të ketë thënë që “hapja e korridoreve të gjelbra” për kalim të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, bëhet për të që zbutur pasojat e pandemisë”.

Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit rajonal qytetarët e tre vendeve mund të udhëtojnë në sejcilin prej tyre pa testin e covidit-19.

“Nëse ndonjë qytetar i ndonjë vendi nënshkrues mbetet në territorin e një shteti tjetër dhe duhet të trajtohet në vendin në të cilin është hospitalizuar, atëherë shteti në të cilin trajtohet do t’i marrë përsipër harxhimet e mjekimit”,- tha kryeministri Zaev në takimin online.

Zyra e shtypit pranë Kryeministrit Rama, bëri me dije se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zaev, presidenti Vučić dhe kryeministrja re Serbisë, Brnabiç e shohin memorandumin në përputhje me Procesin e Berlinit pasi ai “përfaqëson një nismë për bashkëpunim rajonal të avancuar”.

/Burimi: DW/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: izolimkoronavirusmediaShqiperia

Të tjera

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Aktualitet

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi
Aktualitet

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

Këtë të diel shënohen 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka njohur Shqipëria...

16:53 15/03/2026
Para

Pandemia, ministrja e Financave Anila Denaj pozitive me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

16:53 15/03/2026
Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

11:38 13/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.