Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

18:26 11/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve. Të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe platformës Global Petrol Price, tregojnë se pesha e një litri naftë mbi të ardhurat ditore të shqiptarëve është më e larta në kontinent.

Sipas Pasqyrës Ekonomike Globale të FMN-së për vitin 2026, të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri janë rreth 12 mijë dollarë në vit, ose rreth 33 dollarë në ditë. Ndërkohë, një litër naftë tregtohej dje në vend me rreth 200 lekë, që me kursin aktual përkthehet në afërsisht 2.4 dollarë.

Kjo do të thotë se një qytetari shqiptar i duhen rreth 7.2% e të ardhurave ditore për të blerë vetëm një litër naftë, një peshë që sipas analizës së Monitor është më e larta mes vendeve europiane të përfshira në krahasim.

Në rajon, situata paraqitet ndjeshëm më e favorshme për konsumatorët. Në Serbi, një litër karburant përfaqëson rreth 3.7% të të ardhurave ditore, në Mal të Zi rreth 3.6%, ndërsa në Rumani rreth 2.8%. Edhe në Greqi, një nga tregjet më të shtrenjta të karburantit në Europë në vlerë nominale, pesha e një litri naftë në raport me të ardhurat është rreth 2.5%.

Rajoni gjithashtu ka çmime më të ulëta të karburantit edhe në vlerë nominale. Mesatarisht, nafta është 15% deri në 30% më e lirë se në Shqipëri, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, të ardhurat për frymë në Shqipëri mbeten ndër më të ulëtat në rajon, duke kaluar së fundmi vetëm Maqedoninë e Veriut, ndërsa Kosova vijon të ketë të ardhurat më të ulëta.

Diferenca bëhet edhe më e madhe kur Shqipëria krahasohet me ekonomitë e zhvilluara europiane. Për shkak të të ardhurave shumë më të larta, pesha reale e karburantit në këto vende është shumë më e vogël. Në Itali, Francë, Gjermani apo Belgjikë, një litër karburant përfaqëson zakonisht më pak se 2% të të ardhurave mesatare ditore, ndërsa në disa vende të Europës Veriore kjo peshë bie edhe më shumë.

Holanda mban çmimin më të lartë të naftës në Europë në terma absolutë, por një qytetari holandez i duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant, ose rreth shtatë herë më pak se një qytetari shqiptar.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria renditet ndër vendet me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, ndërsa çmimet e karburantit janë shpesh të ngjashme ose vetëm pak më të ulëta se ato të vendeve të Bashkimit Europian. Kjo bën që pesha reale e karburantit mbi buxhetet familjare dhe mbi kostot e transportit për bizneset të jetë shumë më e lartë.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price, edhe në vlerë nominale Shqipëria renditet e pesta në Europë për çmimin e naftës, pas Holandës, Danimarkës, Norvegjisë dhe Zvicrës. Në këto vende, megjithatë, karburanti kushton vetëm 10 deri në 30 cent më shumë për litër se në Shqipëri.

Karburanti mbetet një nga komponentët kryesorë të kostove të transportit dhe logjistikës në ekonomi. Kur pesha e tij mbi të ardhurat është e lartë, ndikimi përhapet në të gjithë zinxhirin ekonomik, duke rritur çmimet e mallrave, koston e transportit dhe shpenzimet e përditshme të familjeve.

Një nga arsyet kryesore të çmimeve të larta në vend lidhet me nivelin e taksave. Rreth 60% e çmimit final të karburantit përbëhet nga taksat, ku përfshihen akciza rreth 37 deri në 38 lekë për litër, taksa e qarkullimit rreth 27 lekë për litër, taksa e karbonit rreth 3 lekë për litër dhe TVSH prej 20% mbi çmimin final.

Një tjetër faktor që ndikon në çmimet e larta është mënyra si reflektohen ndryshimet e tregjeve ndërkombëtare. Kur çmimet e naftës rriten në bursat ndërkombëtare, rritja reflektohet shumë shpejt në tregun vendas. Por kur çmimet bien, ulja nuk pasqyrohet me të njëjtin ritëm.

Sipas raportimeve të Monitor për renditjen e kompanive më të mëdha sipas fitimeve, në vitin 2019 norma e fitimit për sektorin u rrit me 0.5 deri në 1 pikë përqindje. Operatorët e tregut e shpjeguan këtë fenomen me tendencën ulëse të çmimeve të karburantit gjatë atij viti, pasi rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk u reflektua menjëherë në tregun vendas.

E njëjta prirje u konstatua edhe në vitin 2024, kur një pjesë e kompanive panë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit. Operatorët pranuan se kur çmimet janë më të ulëta, kompanitë kanë më shumë hapësirë për të manovruar me çmimet, pasi reflektimi i rënies së tyre në bursat ndërkombëtare është më i ngadaltë. Në atë periudhë, tendenca ulëse e çmimeve favorizoi shoqëritë importuese dhe tregtuese të karburanteve.

Të tjera

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë
Aktualitet

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi...

13:37 03/04/2026
Para
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine, dorëzohet në Spanjë djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçanit

Në kërkim nga SPAK për trafik kokaine, dorëzohet në Spanjë djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçanit

15:46 02/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.