Shqipëria bën një tjetër hap të rëndësishëm në integrimin në BE

Lajme të mira vijnë nga Bruklesi për vendin tonë, pasi Shqipëria shënon një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Sipas një njoftimi nga Ministrisa e Jashtme, procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel, i cili e sjell më afër Shqipërinë më afër BE-së dhe e bën më të përgatitur për fazat e tjera drejt integrimit.
Mësohet se ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis.
Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.