Shpëtoi 70 grekë nga zjarri i frikshëm, humb jetën heroi shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Peshkatari shqiptar Kostas Arvanitis, një vit më parë shpëtoi 70 persona gjatë një zjarri që ra në Athinë. Mediat greke kanë shkruar se shqiptari ka ndërruar jetë këtë fundjavë gjatë një beteje të gjatë me kancerin.

Për ndarjen nga jeta të peshkatarit shqiptarit ka reaguar edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili shkruan se:

“Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do të jetë shpenzim publik. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona”.

Një vit më parë në 23 korrik në Athinë ra një zjarr i madh nga i cili humbën jetën 83 persona.

Shqiptari ishte në një barkë me familjen e tij dhe arritën të shpëtonin 70 vetë nga zjarri i frikshëm.

Shpërndaje
Share.

Komento