Skip to content
Të Gjitha

Shpërthimi në ish-Bllok, ndërron jetë në QSUT pronarja e argjendarisë

· 1 min lexim

Pak ditë më parë një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një argjendari në ish-Bllok.

Sipas “Faxweb”, mësohet se pronarja e argjendarisë e cila mbeti e lënduar në vendngjarje, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.

Alma Pirra ka ndërruar jetë në QSUT si pasojë e plagëve të marra.

Edhe bashkëshorti i 43-vjeçares mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të bombolës me hidrogjen, por djegiet ishin më të pakta.

Ndërsa sot mësohet se pronarja Alma Pirra ndërroi jetë pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.