Skip to content
Kryesore

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, zbardhen detaje të reja

· 1 min lexim

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mbrëmjen e djeshme burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.

Sipas hetimeve, dyshohet se lënda plasëse është vendosur pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të institucionit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:45 dhe ka qenë aq i fortë sa është ndjerë deri në një distancë prej 5 kilometrash nga burgu.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se eksplozivi ka qenë i prodhuar në mënyrë artizanale dhe përbëhej nga nitrat.

Menjëherë pas një telefonate të ardhur në sallën operative të Policisë së Tiranës, forcat policore janë nisur drejt IEVP Fushë-Krujë.

Sipas konstatimeve të para, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë përreth perimetrit të burgut, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.