Skip to content
Të Gjitha

Shpërthimi me tritol në Durrës/ Dalin detajet: Iu vendos banesës së kushëririt të Nuredin Dumanit, i kërkuar për…

· 1 min lexim

Një sasi tritoli ka shpërthyer në mbrëmjen e djeshme në banesën e kushëririt të Nuredin Dumanit në Durrës.

Mësohet se tritoli ka shpërthyer në oborrin e banesës së Skënder Hoxhës, që rezulton kushëri me Nuredin Dumanin, i përfshirë në disa ngjarje kriminale kryesisht në Elbasan.

Së fundi, Nuredin Dumani, është në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes në Bradashesh të Elbasanit, të vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës, i cili ishte një atentat i organizuar nga disa persona.

/GazetaReforma.com/