Skip to content
Aktualitet

Shpërthimi i minierës në Bulqizë, 36-vjeçari i plagosur niset me helikopter drejt Tiranës (Emri)

· 2 min lexim

Një minator është palgosur ditën e sotme pasi ka shpërthyer në një nga minierat private në Zonën D në Bulqizë. Mësohet se 36-vjeçari i identifikuar si Valter Duriçi është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranës. Ende nuk dihet gjendja e tij.

Në videon e publikuar, duket momenti kur 36-vjeçari hipën në helikopter dhe niset në Tiranë, teksa përreth janë mbledhur shumë persona. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Personi që u plagos ditën e sotme në minierën e Bulqizës është identifikuar si Valter Duriçi, 36 vjeç. Mësohet se në momentin që miniera ka shpërthyer, 36-vjeçari ka qenë brenda dhe ka marrë dëmtime në kraharor dhe në qafë. Ai u transportua me helikopter në Tiranë.

Kjo ngjarje është e përsëritur, teksa ende nuk ka kaluar një muaj që nga plagosja e dy minatorëve të tjerë. Ata u asfiksuan paraditen e 11 majit për shkak të rrjedhjes së gazit nga një gjenerator. Njëri prej minatorëve ishte duke salduar vagonat me gjenerator, kur gazi ka nisur të rrjedhë.

Ai u asfiksua  dhe në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 kolegët e tij të cilët kanë shpëtuar pa lëndime të shumta. Saldatori 45-vjeçar Shyqyri Elezi u transportua  transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë./tch

Njoftimi i Policisë:

“Me datë 24.05.2021, rreth orës 12.00, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi V. D., i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”.