Shpërthimi i minës në Letoni: Komandanti i plagosur, në gjendje të rëndë shëndetësore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja e komandantit të kontingjentit shqiptar në NATO, Klodian Tanushi, i cili u plagos gjatë shpërthimit të minës në misionin në Letoni, mbetet e rëndë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy efektivët e plagosur në spitalin Riga East University Hospital, ku rreshter Julian Kapaj është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, ministrja Xhaçka e shoqëruar nga gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel dhe atasheu ushtarak shqiptar kolonel Fadil Ciroku, mbërritën në bazën ushtarake Camp Adazi.

Dy ditë më parë humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj dhe u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Në mënyrë të veçantë, ministrja u interesua për dy efektivet, Enkelejdën dhe Nadjën, të cilat janë pjesë e kontingjentit të mbërritur në Letoni 5 muaj më parë.

Djemtë dhe vajzat e kontingjentit, misioni i të cilit përfundon pas pak javësh, thanë se janë të vendosur për të përfunduar plotësisht dhe me dinjitet misionin, jo vetëm si detyrim kushtetues, por mbi të gjitha për të vijuar angazhimin e lënë në mes nga kolegët e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento