Skip to content
Kronikë

Shpërthim me tritol në mobilerinë në Durrës, 3 të shoqëruar

· 1 min lexim

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Durrës, në një mobileri te zona e quajtur Kodra e Rrashbullit. Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por janë shoqëruar 3 persona nga policia. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Të dyshuarit pritet të merren në pyetje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.