Skip to content
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, dyshohet për persona të lënduar

· 1 min lexim

Një shpërthim i fuqishëm mësohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokit në kryeqytet.

Sipas “News 24” një bombol gazi ka shpërthyer në rrugën “Vaso Pasha” në një banesë. Dy vajza kanë mbetur të plagosura, ku mësohet se janë dërguar në spital tashmë.

Gjithashtu edhe nga pamjet e publikuara shihet se shërbimet zjarrfikëse dhe policia ka mbërritur në vendgjarje.

Dyshohet se mund të kenë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë.