Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, dyshohet për 4 të plagosur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para disa minutash në zonën e ish-Bllokut në rrugën “Vaso Pasha”.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një lokal.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes që ka qenë ngjitur me lokalin. Është një biznes argjendari, i cili është dëmtuar gati plotësisht.

Mësohet se të plagosura kanë mbetur dy vajza, që kanë qenë punonjëse të argjendarisë dhe dy kalimtarë. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku ende nuk dihet plotësisht gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e zjarrfikëses.

Shpërndaje
Share.

Komento