Skip to content
Aktualitet

Shpërthen një sasi eksplozivi në portën e një shtëpie në Durrës

· 1 min lexim

Një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu mëngjesin e sotëm në portën e një shtëpie në Fllakë të Durrësit.

Shpërthimi ndodhi në orën 05:30 të mëngjesit, në portën e shtetasit N.B. Janë regjistruar dëme të vogla materiale, pasi në shtëpi nuk banonte njeri.

Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje.

/GazetaReforma.com/