Një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu mëngjesin e sotëm në portën e një shtëpie në Fllakë të Durrësit.
Shpërthimi ndodhi në orën 05:30 të mëngjesit, në portën e shtetasit N.B. Janë regjistruar dëme të vogla materiale, pasi në shtëpi nuk banonte njeri.
Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje.
/GazetaReforma.com/