Shpërthen bombula e gazit në banesë, i zoti i shtëpisë pëson djegie të rënda

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, në Vaun e Dejës, ku një bombulë gazi ka marrë flakë në një banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F.L., 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda dhe po dërgohet në Spitalin e Tarumës Tiranë.

Shkak për ngjarjen besohet të jetë bërë pakujdesia, por po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të plota.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Sot më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës  nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Shpërndaje
Share.

Komento