Skip to content
Kryesore

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Fier, lëndohet një grua

· 1 min lexim

Një bombol gazi mori flakë mëngjesin e sotëm në katin e tretë të një pallati në lagjen Kastriot të Fierit, duke shkaktuar panik mes banorëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00.

Zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombolën.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Nga ana tjetër, banorët u evakuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit.

E lënduara u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.