Skip to content
Kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Maliq, digjet kati i parë i banesës

· 1 min lexim

Një bombol gazi ka marrë flakë dhe ka shpërthyer në një banesë në fshatin Vlocisht, në Bashkinë e Maliqit. Si pasojë e zjarrit, është djegur pothuajse tërësisht kati i parë i banesës.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka shmangur përhapjen e flakëve, duke arritur të shpëtojnë katin e dytë të godinës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.