Shpërthen bombola e gazit në Lushnje, plagoset çifti i të moshuarve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një çifti të moshuarish.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Dushk të Lushnjes.

Sipas “Dosja.al”, kanë mbetur të plagosur Iljaz dhe Esma Koku.

Ata u dërguan menjëherë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se 70-vjeçari ka marrë djegie të rënda, ndërsa e shoqja e tij ka vetëm plagë në duar.

Shkaqet e shpërthimit të bombolës nuk dihen ende.

Shpërndaje
Share.

Komento