Skip to content
Kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

· 1 min lexim

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot në fshatin Ishull Shëngjin, duke lënë të plagosur një grua 64-vjeçare. Ajo ka pësuar djegie si pasojë e incidentit.

E lënduara u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Policia njoftoi se në njësinë administrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ndodhi një shpërthim nga një bombol gazi, ku Mara Biba, 64 vjeçe, mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.