Shpërthejnë vjedhjet në Kombinat, banorët rrezikojnë jetën për të mbrojtur shtëpitë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dhjetëra familje në Kombinat mbetën pastrehë pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi apartamentet e tyre u shpallën të pabanueshme nga ekspertët.

Edhe pse banesat rrezikojnë të shemben, banorët janë detyruar të futen brenda për të marrë gjërat me vlerë, pasi prej ditësh kanë filluar vjedhjet massive.

Pavarësisht godinat ruhen nga një polic, banorët vijojnë të marrin ç’të munden, shkruan “Abcnews”.

“Këtu kanë filluar të vjedhin, ne po e heqim tani për ti ruajtur”, shprehet banorja e një pallati.

Ajo ka shprehur më tej edhe vështirësinë, për të gjetur shtëpi me qira.

“Shumë inxhierë kanë ardhur, tre grupe na kanë nxjerrë jashtë. Na kanë lidhur bonusin e qerasë, por nuk po gjejmë dot shtëpia”, thekson ajo.

Ndërkohë qytetarë të tjerë shprehen, se bonusi i bashkisë është qesharak dhe nuk mund të mbulojë shpenzimet e qirasë.

Shpërndaje
Share.

Komento