I mori jetën kryekomisarit, Kavalishenca u shpall e pabanueshme 5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Godina e Kavalishencës u shpall e pabanueshme 5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit.

Ambjentet e brendshme ishin të rrezikshme, pasi rënia e tullave dhe suvave mund të shkaktonte dëme në njerëz, si dhe kishte nevojë për rkonstruksion të muraturës.

Akti i konstatimit është firmosur nga arkitektët, Emirjana Sako, Adnand Toçila, dhe inxhinierët Diana Dedja dhe Elsa Kalesha, shkruan “Shqiptarja.com”.

Pavarësisht kësaj, në godinë instruktorët dhe studentët vijonin të zhvillonin mësimin.

Ditën e sotme, policia arrestoi drejtorin dhe nëndrejtorin e Kavalishencës, përkatësisht Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa.

Nga rrënojat e Kavalishencës, u nxorr i pajetë kryeinspektori Bajram Hajdarmataj.

Ky i fundit refuzoi të qëndronte në godinën e vjetër ku ndodheshin studentët.

Shpërndaje
Share.

Komento