Skip to content
Bota

Shpërndante kokainë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali (DETAJE)

· 1 min lexim

Autoritetet Italiane kanë bërë me dije se një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga, pasi shpërndante drogë në doza të vogla në Parioli të Romës.

Sipas policisë, shqiptari e shiste lëndën narkotike në bashkëpunimin me një person tjetër.

Gjatë kontrollit nga efektivët e policisë atij iu gjendën në xhep 331 gramë kokainë e ndarë në 87 doza.

Gjithashtu, iu sekuestruan 2900 euro dhe 5 celularë, të cilët i përdorte për të kontaktuar klientët e tij./GazetaReforma.com/